Bahtiri dhe Zemaj “përplasen” pas dështimit të seancës: Na tregoni pse vini në Kuvend

Pas dështimit për herë të 35-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në oborrin e Kuvendit, është zhvilluar një debat mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj.

Me të dalë nga objekti i Kuvendit, Bahtiri e ka pyetur Zemajn për arsyen e pjesëmarrjes në seancë, duke e kritikuar për mospjesëmarrjen në votim.

“Është turp kur vini, duhet me votu, përndryshe s’di pse vini, keq është. Na tregoni arsyet se pse po vini dhe nuk po merrni pjesë në votim”, ka thënë Bahtiri.

Zemaj i është kundërpërgjigjur duke theksuar se përgjegjësia për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si partia që ka dalë e para në zgjedhjet e fundit.

“Lëshoni radhën, s’ka inat, mësoni demokracinë, jo autokracinë”, është shprehur deputeti i LDK-së.