Pas largimit të kapitenit të deritanishëm Kevin De Bruyne, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka emëruar Bernardo Silvën si kapitenin e ri të ekipit, raporton Daily Mail.
Mesfushori portugez do të mbajë shiritin e kapitenit në sezonin e ardhshëm, që mund të jetë edhe i fundit për të në “Etihad”.
Ndryshe nga herët e tjera, kur kapiteni zgjidhej me votim nga lojtarët dhe stafi, këtë herë Guardiola e mori vendimin vetë.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Ai ka caktuar gjithashtu Ruben Diasin, Rodrin dhe Erling Haalandin si zëvendëskapitenë të skuadrës.
Bernardo Silva iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2017 nga Monaco dhe ka qenë një nga shtyllat kryesore të suksesit të klubit.
Lojtari aktualisht ndodhet në vitin e fundit të kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2026, por largimi i tij pas këtij sezoni është i mundshëm.
Silva pritet të udhëheqë një skuadër plot yje drejt sfidave të reja, me Cityn që synon ta vazhdojë dominimin në futbollin anglez dhe evropian.