Diferencat mes skuadrave evropiane dhe atyre nga kontinentet e tjera janë të mëdha, duke u konfirmuar dita pas dite në botërorin e klubeve, teksa një tjetër skuadër që e nisi mbarë rrugëtimin në SHBA është Chelsea, e cila duelin e parë e fitoi ndaj Los Angeles FC. Të besuarit e Enzo Maresca zhvilluan një ndeshje jo të nivelit të lartë, por arritën ta godasin kundërshtarin në dy mundësi të mira të krijuara. Në fraksionin e parë ishte portugezi Pedro Neto ai i cili ndali topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat shpërdoruan mundësi të mira për gol, sidomos me mesfushorin Cole Palmer. 11 minuta para fundit ishte Enzo Fernandez, i hyrë në fushë si zëvendësues që gjeti dhe golin e sigurisë, 2-0 për blutë, të cilët marrin 3 pikët e para që në nisje. Trajneri Enzo Maresca u zhfaq i zhgënjyer me mënyrën se si ekipi i tij luajti ndaj një kundërshtari me diferenca të mëdha qoftë ekonomike, në vlerat e lojtarëve, por dhe në kualitet.
Në mesnatë Benfica barazoi me Boca Junior, ndërsa të dyja skuadrat u ndëshkuan me karton të kuq. Argjentinasit e nisën sfidën më mirë, madje shënuan dy herë me Merentiel dhe Battaglia, por në fundin e pjesës së parë, Di Maria shënoi golin e parë për portugezët. Otamendi ishte aq që afër fundit të duelit riktheu ekuilibrat, me duelin e mbyllur 2-2. Sa i përket sfidës tjetër, Flamengo mposhti Esperance Tuniz pastër me rezultatin 2-0.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, në mbështetje të Rami Mislimit: Kërcënimet dhe fyerjet ndaj vajzës 2-vjeçare kaluan çdo kufi
- Kuzmanoska: Hapet thirrja për vende të reja pune, deri në 250.000 denarë mbështetje për punësim
- Nikolloski: Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 8 do të nis në fund të vitit
- Mickoski-Brojer: Maqedonia e Veriut dhe Gjermania drejt bashkëpunimit më të ngushtë ushtarak
- Takimi Ahmeti–Lawson, diskutohet për Marrëveshjen e Ohrit dhe perspektivën evropiane
- Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- Siljanovska-Davkova: Ndryshimet kushtetuese nuk janë garanci se nuk do të shfaqen pengesa të reja në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së
- BDI: Skandaloze, personi që shau një vajzë dy vjeçare hap mbrëmjet poetike
- Ministrja serbe refuzon t’u kërkojë falje shqiptarëve: ‘I kërkoj falje vetëm Vuçiqit!’
- Shtyhet votimi për Ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në RMV