Qeveria: Është miratuar Strategjia e re për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme

Të nderuar,

Sot u mbajt mbledhja e 84-të e Qeverisë.

Me qëllim sigurimin e kushteve dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin e hetimeve financiare, konfiskimin e pasurisë, kthimin e saj dhe menaxhimin me pasurinë e konfiskuar, Qeveria miratoi Strategjinë për forcimin e kapaciteteve për zhvillimin e hetimeve financiare dhe konfiskimin e pasurisë për periudhën 2025–2028 me Plan për Veprim.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me këtë dokument e konfirmon përkushtimin e saj për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke synuar përmes një qasjeje sistematike të forcojë institucionet përgjegjëse për zhvillimin e hetimeve financiare që do të rezultonin me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Edhe dokumenti më i mirë strategjik mbetet vetëm një copë letër nëse nuk ka rezultate nga zbatimi i qëllimeve dhe aktiviteteve të përcaktuara.

Për këtë arsye, po e përmirësojmë nivelin e monitorimit, kështu që përveç Komisionit Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë, do të themelohet edhe Këshilli Nacional për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo