SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër I.R. (36) dhe M.R. (61), të dy nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 09.06.2025, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e tyre, me ç’rast gjetën dhe sekuestruan një pistoletë kalibri 9 mm, dy karikatorë të zbrazur, 115 fishekë kalibrash të ndryshëm, kokainë, pilula MDMA, një telefon celular dhe sende të tjera. Gjykatësi i procedurës paraprake I.R. i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë dhe u shoqërua në Institucionin Ndëshkues Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e masës.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Një muaj paraburgim për Albert Sylën
- Çdo vit rreth 30 të vdekur dhe 2 mijë të lënduar në vendet e punës, Peshevski kërkon kontrolle më rigoroze
- “Nana, të dua shumë” – pankarta emocionuse me foton e Arlindës me të birin
- Përplasje me policinë në Llojan: Drogë, sulm ndaj uniformës dhe arratisje spektakolare me BMW!
- Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!
- Kreu i listës që mposhti Vuçiqin: U mobilizova në ushtri më 1999 për ta mbrojtur Serbinë nga NATO-ja
- Albulena Haxhiu kthehet pas 27 vitesh në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja
- Kamberi vendos kusht për bashkëpunimin me Listën Studentore
- MPB: Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, sanksionohen shoferi që drejtonte automjetin në shteg për biçikleta në Shkup
- Mbi gjysmë milioni euro nga Gjermania, pa i deklaruar asnjë cent! Nënë e bir nga Maqedonia përfundojnë nën hetim