Shkruan: Rami Mislimi
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Nuk e kam zakon të komentoj fotografi, por kjo pamje më shtyu. Ali Ahmeti dhe Liburn Aliu, në një përqafim simbolik që flet shumë më tepër se çdo deklaratë politike. Në këtë fotografi, shihet qartë një mesazh: shqiptarët, kudo që janë, duhet dhe do të jenë të bashkuar, të gatshëm për ta ndihmuar njëri-tjetrin, sidomos në kohë padrejtësish.
Pas reagimeve të forta që kanë ardhur nga Shqipëria kundër shtypjes që po u bëhet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ky gjest nga Kosova është një shenjë mbështetjeje e qartë dhe e pakushtëzuar.
Liburn Aliu, ministër i Qeverisë Kurti dhe përfaqësues i Vetëvendosjes, nuk është takuar me asnjë lider të koalicionit VLEN, por është takuar me Ali Ahmetin dhe kjo nuk është rastësi.
Kosova e ka kuptuar se shqiptarët në këtë qeveri me VMRO-në janë të shtypur, të përjashtuar dhe të diskriminuar. U mohohet gjuha, u mohohet pjesëmarrja, u mohohet punësimi. Shqiptarët janë ZERO, andaj fotografia fletë shumë.
Ky përqafim nuk është vetëm protokollar është një dush i ftohtë për VLEN-in, një sinjal i qartë se heshtja e tyre po izolohet gjithnjë e më shumë.
Në këtë takim thuhet se Liburn Aliut i janë treguar edhe fotografitë e Bilall Kasamit duke inspektuar trasenë e rrugës Tetovë–Prizren. Liburni nuk i ka komentuar fotot e Bilallit, por nuk është ndaluar duke qeshur për 20 minuta.
Rruga e Prizrenit po afrohet tek Kodra e Veshallës, ndërsa Bilalli ende ecën në rrugën e Vicës dhe mendon se në Prizren do të shkohet ka Vica.
Dhe për ta mbyllur këtë muhabet të kësaj fotografie përqafimi mes Ahmetit dhe Aliut është në fakt një thirrje e fuqishme për bashkim, dhe një paralajmërim trishtues për ata që heshtin pra VLEN-it nga shtypja e VMRO-së që ju bëhet shqiptarëve.
Pas Shqipërisë edhe Kosova na del zot.