Gashi takon ambasadorin e Katarit: Diskutim për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ekonomik

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Rashid Bin Said Al-Hajarin, u.d. Ambasador i Katar-it.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

“Kisha kënaqësinë që të mirëpres në takim Sh.T. Rashid Bin Said Al-Hajarin, u.d. Ambasadorit të Katar-it. Konfirmuam marrëdhëniet miqësore mes dyja vendeve tona, ndërsa diskutuam mundësitë e avancimit të bashkëpunimit parlamentar. Shqyrtuam fusha të ndryshme për thellimin e bashkëpunimit si në aspektin bilateral ashtu edhe në atë multilateral, në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe promovimit të vlerave të paqes. I dëshirova suksese në detyrën e tij, dhe u pajtuam të kontribojmë në ngritjen e marrëdhënieve tona diplomatike”, ka shkruar Gashi.