Politika dhe Moda apo Pse edhe udhëheqesit politik nuk bëhen si kreatorët e modës të cilët më shpesh ofrojnë risi krijimtarishë në veshmbathje
Ejup Berisha
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Rrofte Ndryshimi në politikë, ky aktivitet patjetër duhet te ndodhe meqe eshte veprim mese i nevojshëm dhe tejet i domosdoshë
m në politikë. Eshtë fakt se në të si aktivitet kompleks njerëzor dhe shoqeror nuk ndodhin mdryshime. Për to shumë shpesh pengesë janë politiikanët të cilët pozicionohen në pushtet dhe më pas të njejtët mundohen që me çdo kusht sa më gjatë ta mbajnë gjendjen e pandryshuar. Pra edhe politika duhet të zhvillohet me parime të reja apo edhe në të pas një periudhe duhet të lindin risi kjo me qëllim që të mos mbetet me të vjetrën. Mos u bëj i prapambetur i thonë njeriut i cili nuk ndryshon shumë gjatë kohë. Kjo do të thotë se edhe politika duhet ti përshtatet rrethanave dhe kushteve të reja. Pse edhe kjo e fundit nuk bëhet psh si Moda në sferën e veshmbathjeve. Te kjo e fundit kemi ndryshime të shpeshta sezonale të modeleve të rrobave e të këpucëve apo kemi zevendësim të modeleve të vjetra me të rejat të cilat në krahasim me ato parapraket janë më të mira dhe më të kërkuara nga blerësit. Pse psh edhe politika nuk zhvillohet me projekte të reja e me risi në sferën e vendimeve formale dhe të veprimeve faktike. Apo më sakt thënë pse edhe në të si në modë nuk prezentohen krijimtari të reja si psh. Kolekcioni i vendimeve dhe veprimeve politike Pranverë/ verë apo dhe kolekcioni vjeshtë
/dimër 2025/2026. Duhet patjetër të theksohet se në politikën e vendit tonë nje kohë bukur të gjatë nuk kishim ndryshime edhe pse politikanët shumë shpesh i premtonin ato por ata këto gjëra nuk i zbatonin realisht por vetëmse i përmendnin vetemse verbalishtë, e në realitet të njejtët vazhdonin me trendet e vjetra te marrjes se vendimeve dhe të zbatimit të tyre në praktikë. Këtu pra në këtë aktivitet ndryshimet perher kanë ngelur vetëmse premtime apo dhe paralajmerime të kota. Kështuqë në
praktikë politikanët shpesh kanë ngelur të njejtët pa u ndryshuar fare bile edhe vetë. E po ngele i tillë nuk do të mund të ndryshosh asgjë edhe në aktivitetetet me të cilat merresh. Duhet stimuluar ndryshime në më
nyrë periodike edhe në politikë me qëllim që shtetet, shoqëritë por dhe qytetarët të ecin përpara e mos të rrinë në vend apo edhe të mos lëvizin mbrapa.Ripërsëris edhe politika duhet të jetë në hap me kohën kjo nënkupton në hap me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve ashtu siç është edhe moda. Kështuqë politika po lëvizi përpara ne aspekt pozitiv do të jetë më e durueshme, më e këndshme e me këtë edhe
më e kërkuar. Kur është e tillë ajo e plotëson parimin kryesor atë të legjitimitetit. Ndërsa kur nuk është e tille ajo bëhet e diskutueshme e në të shumtën e rasteve edhe problematike. Nëse gjendja është e tillë atëher politika shpesh herë din të bëhet shkaktare përçarjeje apo dhe faktore e krijimit të konflikteve. Pra edhe politka po u zhvillua në bazë të praktikes dhe parimeve të modës do të bëhet më interesante, më të
rheqëse dhe do të rritet niveli i kërkueshmërisë për të. Një politikë që nuk ndryshon bëhet e mërzitshme, e bezdiseshme dhe si e tillë ajo bëhet pengesë për zhvillimin dhe për përparimin e shtetit, të shoqërisë dhe të qytetarëve. Prandaj jo vetëmse që duhet përkrahur idenë për ndryshime periodike në politikë por për jetsimin e tyre individët duhet të punojnë realishte dhe sinçerisht me shumë përkushtim në përditshmëri. Edhe politikanët le te behën më punetorë apo dhe më krijues sikurse që janë punëtorët e modës apo siç njihen të njejtët kreatorë të veshmbathjeve të cilët shumë shpesh punojnë pa nderpre për të ofruar risi modelesh për bleresit. Këta në këtë mënyre për krijimet e tyre mbledhin rreth vetes më shumë blerës të interesuar. Kështuqë edhe politikanët rreth vetes le të mbledhin më shumë përkrahës por per kete gje këta duhet të ofrojne diçka të re më interesante, më tërheqëse diçka të nevojshme apo diçka që deri tani ishte e paparë për qytetarët në skenën politike.