Prej më shumë se një jave kanë nisur përgatitjet për të promovuar një mural në qytetin e Tetovës.
Ajo që shihni pas meje, me pelhurat që mbulojnë fasadën, të lë përshtypjen se pas tyre do të zbulohet një projekt i madh për qytetin — ndoshta një shkollë, një spital, një çerdhe, apo një parking shumëkatësh.
Por, në fakt, asnjëra prej këtyre nuk është.
Pelhurat janë të vendosura në ngjyrat kuqezi, për të krijuar përshtypjen e një simbolike patriotike. Por përtej kësaj fasade, kryetari Bilall Kasami po mundohet që me ngjyra të duket patriot, ndërkohë që në administratë dhe pozita kyçe punësohen pothuajse vetëm maqedonas.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Ne do të qëndrojmë këtu dhe do të presim çfarë do të deklarojë vetë Kasami për këtë “projekt gjigant”, siç e ka cilësuar ai.