Taravari në 26 vjetorin e çlirimit të Kosovës: Uroj që vendi të lirohet nga ngërçi politik!

Në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kujtuar këtë ditë të rëndësishme historike me respekt dhe reflektim për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

“Sot bëhen 26 vjet nga Çlirimi i Kosovës,” ka shkruar Taravari në një postim në rrjetet sociale. Ai ka theksuar nevojën urgjente që Kosova të rifillojë jetën e saj normale dhe të çlirohet nga bllokadat politike që, sipas tij, po e pengojnë funksionimin e shtetit.

“Uroj që ky shtet të rifillojë sa më shpejt jetën e tij normale dhe të lirohet nga ngërçi politik që po i merr frymën,” ka deklaruar Taravari, duke i dhënë mesazhit të tij një ton të qartë të shqetësimit për situatën aktuale politike në vend.