Prokuroria nuk ka arritur ta sqaron plotësisht vrasjen makabre të Vanjës dhe Zhezheovskit

Prokuroria nuk ka arritur ta sqaron plotësisht vrasjen makabre të Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezheovskit. Ekspertët vlerësojnë se në fjalët përfundimtare, organi i akuzës nuk arriti të dëshmon saktë motivin e vrasjes, duke shtuar hetuesit nuk kanë arritur të qartësojnë se cili nga të akuzuar çfarë veprime ka ndërmarrë. Profesori universitar, Gordan Kallajxhiev thotë se konstatimi i prokurorisë nuk përputhet më gjendjen faktike.

“Mbetet përshtypja se rasti nuk është sqaruar plotësisht, veçanërisht marrëdhëniet mes anëtarëve brenda grupit. Më duket se prokuroria mbetet me atë ndjesi fillestare se kryesisht të gjithë janë kryerësit, me përjashtim të babait, megjithatë nuk arriti të sqarojë asgjë më shumë dhe mbeten dilema që do ta komplikojnë dhe do ta zgjidhin procesin përmes mjeteve të tjera ligjore”, deklaroi Gordan Kalajxhiev, Profesor universitar.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Kallajxhiev shton se prokuroria nuk ka arritur ta specifikon rolin e babait të viktimës, për të cilin në aktakuzë thuhet se nuk ka pasur për qëllim ta vret, por ka marr pjesë në rrëmbimin e vajzës së tij.

“Është e qartë se ajo pjesë është plotësisht e paqartë, roli i tij i vërtetë është i panjohur, përgjegjësia e tij specifike në lidhje me këtë, sepse në varësi të rolit dhe qëndrimit të tij, është shumë e vështirë ta plasosh këtë rrëfim, që një prind është i gatshëm të sakrifikojë fëmijën e tij për përfitime materiale. Kjo është pothuajse e pamundur, megjithëse teorikisht çdo gjë është e mundur. Megjithatë, duhet të keni prova për të bindur publikun”, tha Gordan Kallajxhiev, Profesor universitar.

Prokuroria i dha fjalët përfundimtare dje, duke kërkuar burgim të përjetshëm për Lupco Palevski Pallço dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa i kërkoi gjykatësit t’i shqiptojë babait, Aleksandar Gjorçevskit, dënim përkatës. Seancat e ardhshme dëgjimore do të përfshijnë fjalët përfundimtare të mbrojtjes, pas të cilave gjykatësi Ivica Stefanovski do të duhet të marrë vendim dhe të shpallë aktgjykim për një nga rastet më të tmerrshme në vend deri më tani. Pritjet e organit të akuzës janë që dënimet të jenë maksimale.