— Duhet një projekt ligj për hapjën e këtyre dosjeve që më në fund të ndahet shapi nga sheqeri, dhe ti lëshohet rrugë Kosovës të ecë përpara krahas botës demokratike.Zaten hapja e dosjeve politike është bërë në shumë shtete të rajonit, është kusht për inkuadrim të Kosovës në strukturat relevante të BE-së.
Skënder MULLIQI
Ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, na kan pru në një situatë shumë të keqe dhe të rrezikshme politike.Njerëzit po ndihen të shtypur, në shpresën për një të neserme më të mirë .Është e trishtueshme të shihje sallën e Kuvendit të mbushur më këto fytyra bajate politike, të cilët nuk i vret ndërgjegjja se kjo zhagitje e pafund të konstituimit të organeve të shtetit, po i kushton shumë Kosovës si në planin e mbrendshem ashtu edhe në planin e jashtëm politik e ekonomik.Gjithëqka që frymon sot në Kosovë është në nofullat e politikës më të mbrapshtë të mundshme.Kështu mund të përshkruhet shkurt gjendja në Kosovë.Këta politikanë shumica prej tyre të pa edukatë e kan frikën mos të humbasin pushtetin.Në diskursin e sotëm politik, narrativa e diskreditimit, fyerjes dhe nënçmimit është dominuese. Kultura e dialogut dhe kuptimplotësia e fjalës publike në axhendat e politikanëve është zhdukur prej kohësh, dhe fyerja është mënyra e veprimit të tyre.Qytetarët këtë po e ndiejnë më të madhe në lëkurën e tyre.Këta njerëz janë të gatshem për negatitivitete se janë të paarsimuar .Kan krijuar një atmosferë të zymtë si në Kuvend e më shumë jashtë kuvendit.Këta kapadai të politikës nuk janë të gatshem për asnjë veprim pozitiv . Dhe , më të drejtë lind dyshimi siq thotë një fjalë e popullit”A janë me ne, apo më arushën”.Dhe, e kam potencuar disa herë deri më tash domosdon e hapjeve të dosjeve politike .Duhet një projekt ligj për hapjën e këtyre dosjeve që më në fund të ndahet shapi nga sheqeri, dhe ti lëshohet rrugë Kosovës të ecë përpara krahas botës demokratike.Zaten hapja e dosjeve politike që është bërë në shumë shtete të rajonit, është kusht për inkuadrim në strukturat relevante të BE-së.Ky terrorizim i qytetareve ka një prapavijë të caktuar politike se ende nuk jemi liruar plotësishte nga ata që po i pengojnë proceset të shkojnë përpara, edhe për shkak së në politikën e pas luftës janë inkuadruar njerëz të dyshimt edhe kombëtarisht.Unë për vete nuk kam dijeni pse e gjithë kjo lojë e ndytë e kuvendarëve , që bie ndesh më parimet morale dhe kombëtare?Ne nuk guxojmë të presim disfatën e Kosovës, duke toleruar në pafundësi veprimet në sallën e Kuvendit të Kosovës, e cila sallë është zymtësuar nga 30 paraqitjet sterile të kuvendarëve të cilët nuk i kan njohuri sw çka domwthwnw fjala shtet. Sikur çdo luftë për të avansuar të arriturat po ndëshkohet gjithmonë ?Po përsekutiohet ngë ligjvënësit që është mëkati më i madh për një shtet sovran dhe të pavarur.Ka ardhur koha apo ka qenë moti të mbetemi të lirë nga diktaturat , presionet dhe torturat e atyre politikaneve që nuk e meritojnë më qenë aty…
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sulm brutal në qendër të Tetovës – 27-vjeçari goditet me send të fortë!
- Mickoski: Në muajt e ardhshëm do të ketë zgjerim të ri të barnave në listën pozitive
- Gashi u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alen Berset
- Nuk ka ligj për lojërat e fatit, paralajmërohen protesta
- Sali: Integrimi evropian duhet të jetë i drejtë, gjithëpërfshirës dhe i barabartë për të gjithë
- Mickoski: Kompanitë gjermane nuk janë vetëm investitorë, ato janë partnerë në transformimin e ekonomisë sonë maqedonase
- Ia vjedh trotinetin para Komunës së Tetovës – arrestohet 44-vjeçari!
- Gjykata Speciale shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK-së, reagon Kurti: Besojmë në pafajësinë e tyre
- Zbulime të tmerrshme rreth “safarit të snajperëve” në Sarajevë: Të huajt garonin për të vrarë gruan më të bukur
- VREDI me dy bashkëkryetarë!