Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar paraburgim 30 ditor biznesmenit nga Strumica, Risto Kërmzov, i dyshuar për mashtrim financiar dhe pastrim të parave. Kërmzov akuzohet për disa vepra, bashkim kriminal, pastrim parash, evazion fiskal, duke shkaktuar dëm në buxhet prej 95 milionë eurove. Sipas Ministrisë së Brendshme, Kërmzov, së bashku me dy persona të tjerë, kanë organizuar shoqatë kriminale, të cilës i janë bashkuar shtatë menaxherë të tjerë të 15 kompanive, dhe të gjithë së bashku, gjatë periudhës prej pesë viteve, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme dobi materiale milionëshe. Midis të dyshuarve janë kontabilistë dhe inspektorë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, të cilët, sipas denoncimit, me vite duke përdorur persona juridikë, kanë verifikuar fatura me përmbajtje të rreme, duke vendosur të dhëna për qarkullim pagesor për mallra dhe shërbime, për të cilat e kanë ditur se nuk është paguar. Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për sot ka paralajmëruar më shumë detaje për rastin. /Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- ‘Enveri i dytë’- Kim Mehmeti: Piktori ndërton një Shqipëri ku nuk do të ketë vend për shqiptarët!
- Moti i rrëmbyeshëm kaploi disa qytete të Maqedonisë së Veriut
- Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe
- ASH: VLEN Mbyll reparte, çmimin e paguajnë fëmijët
- “Simbolet e UÇK nuk e kanë vendin në protestë”, Gucati: Nuk dihet kauza apo organizatorët e protestës
- Strasburgu nuk i pranoi faljet e Ivanovit, por shteti duhet t’u paguajë nga 3.600 euro Janakieskit dhe Mitrovskit
- Mbytet në det një 50-vjeçar në Durrës
- Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss në Zvicër
- Kronikë e zezë dhe ngjarje nga vendi: MPB me disa kallëzime penale, aksidente dhe arrestime për drogë
- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot u takua me Sh.T. Mihalis Rokas, ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut