Qenan Aliu – Mickovskit: Kryeministri nuk është ai që burgos, KONVERTOHU

Qenan Aliu

z. Kryeministër, ndaloni retorikën me të cilën këta qytetarë janë të stërngopur tash e mbi tre dekada më parë.

Legjitimiteti juaj politik ju dha shansin që të shpërfaqeni si burështeti e jo vetëm si politikan e me politikanizëm sepse politikan keni mjaftë në rradhët e partisë që kryesoni.

Besoj se jeni në dijeni se një kryeminstër kudo në botë nuk është ai që burgos e targeton se kush duhet të burgoset, por janë institucionet dhe proceduart juridike. Kryeministri vetëm moderon politika publike sesi këta procedura dhe ligjet të vihen në zbatim. madje, ne jemi republikë parlamentare nuk jemi republikë qeveritare.

Na dëgjo pak sugjerimin, konvertohu në burshteti, krijo empati, mundësisht syno të përfitosh simpatinë e shumë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike, fetare e politike. Kjo bëhet duke u sjellë më ndryshe. Kështu siç po të shofim e dëgjojmë je shndëruar në gjithçka prokuror, gjykatës, politikan por kryeministër jo.
Pra nuk është punë e një kryeministri për të theksuar vend e pa vend se cila parti duhet të reformohet dhe si të reformohet, sepse ajo është çështje që u përket anëtarëve të partisë tek e fundit, ata dinë o do të reformojnë partinë apo do të mbetet ashtu siç janë.
Dhe kur jemi te reformimi i partive, po ju pyes- a vërtet mendoni se Vmro-Dpmne-ja që e kryesoni është parti e reformuar? Pa dyshim se jo. Sepse , retorika, stili dhe mënyrat e veprimit janë thuaja se të njëjtat si më parë, ndonëse të formatuara pak më ndryshe.

Gjatë fushatës elektorale, ndonëse edhe mund tju kuptojmë edhe pse ishte e tepruar, por si kryeministër jo.
Ndonëse atëherë synuat që Maqedoninë ta ktheni ,përsëri në duart tuaja, e ne e kemi të qartë se në cilët duar e kishit fjalën.
Por kështu siç jeni duke shkuar, keni kujdes, Maqedoninë nuk do të mund ta ktheni sipas jush ,përsëri në duart tuaja, ate mund ta baltosni thellë në lloç. E kjo nuk guxoni që të ndodh sepse Maqedonia sa është e ytja aq është edhe e imja.

Nëse shkoni me ritmin se krejt BE dhe fqinjët e kanë gabim dhe se e vërteta qenka vetëm siç pretendoni ju, e keni gabim. Edhe e vërteta është diçka relative sepse ajo që është e vërtetë për ne nuk ësht për të tjerët dhe se ajo që është e drejt për ty është e padrejt për mua.
Gjithë këto, Ju jeni ai që duhet ti moderoni duke ekulibruar gjithnjë sipas mundësive dhe rrethanave.
E meqë mereni me politikë atëherë po jua kujtoj Çerçilin-, Mos e puno ate që duash por DUAJE ate që e punon,.
E Ju punoni me politikë si veprimtari, e kjo veprimtari nuk ka të bëje me mallra por me njerëz me përkatësi të ndryshme.

Andaj, nëse e don aq shum Maqedoninë duaj dhe trajtoj të gjith njësoj ata që kanë lindur jetojnë dhe veprojnë në te.
Harojeni strategjitë pë të përçarë faktorin politik shqiptarë. Mbase strategjia veç më ju është lexuar në xhep, dhe se një radhë tjetër po jua dekriptojmë, sa për tju bindur se ne e dimë.

Ju sugjeroj si një nga qytetarët e këtij vendi që të REFLEKTONI e ky reflektim do të sjellë më të mirat e mundshme për të gjithë.