A i ktheu Afrona ‘borxhin’ Bleros?

Në prag të albumit të tij “The End”, Blero Muharremi, ka zbuluar detajet e këtij projekti i cili e rikthen në këtë formë pas më shumë se një dekade.

Ai nënvizoi se albumi u bë fakt falë bashkëpunëtorëve të tij, sidomos Neskos dhe Lorikut.

“The End” përmban 12 këngë në total.

Blero u pyet nëse do bëhet zhurmë këtë herë, marrë shkas nga fakti që shumë artistë të tjerë po veprojnë kështu, duke përfshirë njerëz nga e kaluara në projektet e tyre.

Pas “favorit” me pjesëmarrjen në podcastin e saj, shumëkush do mund ta priste Afronën për kthim “borxhi” në një nga projektet e “The End”.

I pyetur për këtë pjesë, Blero u shpreh:

“Pyetje shumë e mirë. Unë jam tip që nuk kam qejf nëse bëj mirë për dikë, me ma kthy mua. S’dmth që X person ta kthen atë të mirë. Kthehet prej Zotit. Nuk pres me ma kthy dikush diçka. Kam pasur shumë karta por s’jam tip që e thirri dikë. Nëse dikush ka diçka mund të më thërras në telefon, e shoh a bën apo jo. Por nuk jam tip që e thërras dikë që t’i them hajde kështu ose ashtu për çështje matematikash”, tha ai për Prive by Liberta.

Një kthim borxhi mund të ishte një telefonatë larg por kjo duket se ka munguar nga ana e Afronës.