Skënder MULLIQI
Njerëzit ndihen të shtypur , kur ju venitet shpresa për një të ardhme më të mirë, e cila po vonohet, apo edhe nuk po vjen.Ata që po i ndalin proceset pozitive në Kosovë, janë njerëzit e politikës.Mos konstitituimi i organeve tw Kuvendit të Kosovës, po lë shije trishtuese .Kuvendarët po na thonë më zë të lartë se gjithqka mvaret nga ne, jo nga ju që na keni pru më votë në sallën e kuvendit?Dhe, më duket se më në fund ka ardhë koha tu ndalet financimi atyre paritive politike të cilat po shfaqin destrukcione .Sfidimi i qytetarëve ka tejkalur çdo përmas normale .Kjo sikur është bërë sporti I kuvedarëve të pa përgjegjshem të cilët po tubohen sa për reklamë.Këta janë të pa ngarkuar për çdo përgjegjësi intelektuale , ata po sillen dhe po punojnë sipas imagjinates se tyre të lire , duke shpikur ide fikse , që asgjë nuk kanë të bëjnë më realitetin.E pa besueshme ky ngurrim I tyre , që duhet të pason më një vërejtje serioze tw qytetarëve karshi veprimeve tw tilla antishtet.Sikur po bëhët fushatë e vazhdueshme për dominim të njerës palë ndaj tjetrës, duke mos i llogaritur fare pasojat.E gjithë kjo është rezultat I natyës banditeske të sjelljes që shumë kohë në kuvend. Elitat tona po e lënë Kosovën jashtë zhvillimit dhe integrimeve evropiane.Këta po mëndojnë se kan mandate të përjetshme , që partitë e tyre të dominojnë plotësishte institucionet, ose që shteti të mbetet lartë në listën e korrupcionit etj. Kjo është logjikë fshtareske , që nuk përkon më sundimin e ligjit , demokracisë dhe shqëtësime të ngjashme.Kjo është logjikë e dekadencës, që nuk është në interesin e shtetit dhe të kombit.Aktet e tilla amorale dhe të dekadencës nuk i duhen njeriut tanë sot në këtë shekull. Të gjitha këto maskarallëqe në sallën e Kuvendit, janë vërbëri politike dhe thjesht marrëzi.Është e çartë se kjo po prekë në nerv të popullit tonë, duke provokuar rëndë edhe durimin e tij.Nuk është toleruese ky pozicionim kaq inferior karshi madhorës siq është shtëtndertimi, dhe i cili po pasohet nga shkatërrimin retorik(fiktiv) të privimit të çdo vlere .Populli duhet të vepron më fuqishem, se nuk është e mjaftueshme vetëm deklarimi së partitë janë të këqija.Shqiptarët janë kombi që hyn në mesin e kombeve varfëra në rajon, kjo është situatë faktike.Shiptarët ishin gjithmonë në anën e duhur të historisë.E ju kuvendarë shihet së nuk jeni në gjendje të mirë mendore , se nuk do të kishin bërë veprime të tilla, të cilët shkojnë në favor të armiqëve tanë shekullor.Kjo gjendje apatike politike ishte dashur më në fund të përfundojë .Mos të mbytemi në dekadencën.Të ruajmë vlerat tona tradicionale të nëpërkëmbura.Ju po e poshtëroni veten duke e futur Kosovën në rrugën e pa kokë.Mekanizmat e mashtrimit tuaj kan një qmim.Kjo bllokadë dhe kjo gjendje e mjerueshme politike , me shume e bllokut opozitar e ka një kufi.Një vullnet që nuk është në gjendje të shprehet nga jashtë, kthehet nga brenda. Vetëshkatërrimi që dëshmojmë në shoqërinë tonë, i cili po kufizohet me çmendurinë politike (dhe jo vetëm politike), nuk është aspak aq irracionale dhe e pakuptueshme sa duket…
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi dënon kërcënimet ndaj gazetarit Rami Mislimi: “Janë shprehje rrugaçërie”
- Çedomir Jovanoviq i kërkon falje shqiptarëve për deklaratën gjenocidale të ministres së Vuçiqit
- Ekipi mobil i Doganave parandaloi tentativë për kontrabandë të dy mijë copë preparate mjekësore
- Në vend të dënimit, ministri Demo Berisha arsyeton deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik të Kosovës
- Heshtja e MPB-së vetëm i shton dyshimet për paralajmërimet para protestës në Tetovë
- Fondi për Efiçiencë të Energjisë hyn në fazën përfundimtare – Bozhinovska dhe Dimovska koordinojnë hapat e fundit për vënien e tij në funksion
- Latas lirohet nga ndjekja penale, bie aktakuza për rastin “Total”
- Kur preket gazetari, sulmohet vetë liria
- LSDM: Për shkak të VMRO-së, vendi humb miliarda euro
- Gruaja e mashtroi, burri e vrau – Çifti i dyshuar për vrasjen e para dy viteve