Skënder MULLIQI
Një fjalë thotë”çdo gjë ka kohën e vet”.Midis lindjës dhe vdekjës në zgjedhim rrugën tonë.Dhe shtrohet pyetja,a është liria jonë vëtem një iluzion “?Mund të këtë shumë përgjigje , por megjithate jemi në një moment shoqëror dhe politikë kur duhet të japim përgjigje të sakta, së kah po shkojmë , cila është rruga jonë?Nuk mund të jetohet nga iluzionet nese ato nuk bëhën realitet.Gjerat duhet ti thërrasim më emrin e tyre .Të thëmi qartazi se politikat tona nuk janë korrekte ndaj nesh. Është koha të ndalojmë së gënjyeri njëri-tjetrin . Dhe, ne u themi një JO të madhe, të qartë dhe përfundimtare ideologjive, zinxhirët e të cilave na zvarrisin përtokë.Shoqëria jonë ka metastazuar jo shumë për të mirë.Janë trashëguar kohëra të kaluara të njëmëndësisë politike nga të cilat ende nuk po lirohemi.Po jetojmë më të njejtat modele, edhe pse kemi kaluar në sistemin shumë partiakë pluralist.Ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës shpërfaqën katercipërishtë së në Kosovë ka njerëz të privilegjuar politikisht.A është demokracia në Kosovë vetëm një iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë? Largimi nga natyra njerëzore ishte fillimi i anarkisë, që po përjetojmë sot gadi në çdo pore të shoqërisë.Një numer kuvendarësh nuk po kan tavan , duke mos marrë parasysh dëmin e shkaktuar.Deputetet janë aty për të nxjerrë ligje, të diskutojnë në menyrë demokratike dhe të arrijnë marrveshje për çdo problem.Nuk arrihet asgjë nga zënkat, shpërthimet emocionale që nuk kan asgjë të përbashkët më politikëbërjen. Është një turp i pashlyeshëm të bombardohet më veprime jo institucionale ambienti i Kuvendit, aty ku shkoni. Ju po e shkatërroni të ardhëmen e brezave. Qëndroni larg ekstremizmave. Është krim të vendosni mina në shtëpinë e cila po ju ushqen.Populli nuk shpërblehet në atë mënyrë , duhet të distancoheni nga veprimet e tilla antishtet, për të mos formuar organet e shtetit.Dashuria për Atdheun është domosdoshmërisht dashuri për njerëzimin, dhe dashuria për njerëzimin është gjithashtu dashuri për patriotizmin! Prandaj, patriotizmi ynë nuk duhet të helmohet as nga një pikë urrejtjeje apo dëshire për hakmarrje. Mbrojtja e lirisë , paqes dhe shtetit është një e drejtë dhe një detyrë, së një shteti të qeverisur nga sundimi i ligjit. Prandaj, lëreni shprehjet e urrejtjes dhe hakmarrjes! Patriotizmi duhet të shfaqet më vepra , jo më fjalë të zbrazëta….
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore
- Lashkoska në Radovish: Me investime në infrastrukturën ujore drejt një mjedisi jetësor më të sigurt dhe kushteve më të mira për qytetarët
- “Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90
- Nga e shtuna, ulje e ndjeshme e temperaturave – erëra të fuqishme mbi 80 km/h
- Komisioni për Legjislacion shqyrton kthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen nga Presidentja
- Filipçe: Qeveria e LSDM-së nuk e miratoi shitjen e aksioneve të Alta bankës
- Forumi Rinor Islam paralajmëron padi ndaj mediave: Kërkon demantim dhe falje publike për publikimet që i cilëson shpifëse!
- Bytyqi ndaj Koçoskës: A ka dhënë pushteti udhëzime që paratë publike të orientohen drejt “Alta Bankës”?
- Dimitrieska Koçoska: Ministria e Financave nuk ka juridiksion mbi shitjen e aksioneve nga bankat
- Jovançev: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në vitin 2023 ka kërkuar bashkëpunim afarist me Alta Bankën nga Serbia