Partneriteti strategjik me Britaninë, Mikcoski tregon disa nga projektet që do të financohen nga cikli investues në vlerë të 6 miliardë €

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp bashkë me ambasadorin britanik Matthew Lawson, bëri të ditur disa nga projektet që do të financohen nga paratë e siguruara prej marrëveshjes për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, përcjell TV21.

“Pse marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar është i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë? Do të jetë baza dhe themeli i një cikli investues që do të ketë kornizë të plotë në vlerë të 5 miliardë funteve, respektivisht 6 miliardë eurove. Pjesë e këtyre parave do të përdoren për investime në infrastrukturë, ndërtimin e rrugës hekurudhore kargo, moderne dhe të shpejtë nga Tabanoci deri në Gjevgjeli. Investime në shëndetësi dhe spitale të reja. Përfundimi i projektit për spitalin klinik në Shtip bashkë me ndërtesën e Fakultetit të ri të Mjekësisë, konviktit studentor me kapacitet prej 200 shtretërve. Ndërtimi i spitalit në Kërçovë bashkë me Shtëpinë e Shëndetit. Rikonstruimi spitalit klinik në Tetovë e kështu me radhë”, tha Mickoski.