Kuvendi peng i kalkulimeve politike!

Atdhetarët sa më shumë që e shfaqin dashurinë ndaj atdheut, politikanët

Këta idiotët e popullit po i shfaqin hapur ambiciet e tyre për pushtet! Ky është dallimi mes atdhetarëve dhe politikanëve. Përderisa atdhetarët janë misionarë të përhershëm dhe të zgjuar të kombit shqiptarë, politikanët karrierist janë antipod i atdhedashurisë dhe shtetndërtimit.

Hapni rrugë për zgjidhje ose zgjedhje

Me lojëra të turpshme për pushtet, politikanët apo deputetët e rinj në Kuvend janë duke shkelur mundin dhe sakrificën e shumë brezave atdhetarësh, janë duke shkelur paturpërisht mbi gjakun e heronjve dhe dëshmorëve, si dhe janë duke rrënuar shtetin në embrion dhe janë duke e shkatërruar të ardhmen e brezave në Kosovën e larë me gjak ndër shekuj!

Përligjja e betejës politike në Kuvend në mes “pozitës dhe opozitës”, e ka krijuar atmosferën shtetrrënuese në Parlament, ku askujt nuk është duke i interesuar shteti, por pushteti i turpit të paparë në Kosovën e pasluftës!

Pas dështimit të 15-të më radhë, kanë mbetur vetëm dy rrugë për dalje nga situata e krijuar e ngërçit artificial në Kuvend: ndërhyrje e shpejtë e ndërkombëtarëve ose shkuarje në gjedhje të reja?

Deputet të Kuvendit të Kosovë, ju që po e konsideroni heshtjen e popullit si qyqare dhe injorante!

Mirëpo, mos harroni, në zgjedhjet e radhës do ta merrni vesh se populli nuk është i tillë! Do t’ju ndëshkojë pamëshirshëm juve qyqarë dhe zuzarë që më shumë po ngjani në ‘ujqër të uritur’ pas gjahut të pushtetit sesa të zgjedhur të popullit!

Keni filluar të dukeni edhe më keq se kaq, jeni kthyer në uzurpator të Kuvendit për llogari të ambicieve të sëmuara të liderëve partiakë!

Tashmë të gjithë e kanë kuptuar këtë marrëzi politike që po e bëni në Kuvend, e kanë kuptuar votuesit e shkretë që i mashtruat e deri tek foshnjet në djep.

Një gjë mos e harroni, nga do ikni e ngado shkoni mallkimi i popullit do t’iu ndjekë pas, deri në ferr kur të shkoni!

Tani e keni tepruar me lojëra fjalësh dhe hedhje faji ndaj njëri-tjetrit. Qytetarët e dinë mirë kush po e mban peng Kuvendin dhe pse!

Konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputeteve pa dallim formacioni partiakë, kurse formimi i Qeverisë është detyrim i partisë fituese.

Presidentja pa vullnet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kuvend, cakton afate kohore (përmes zëdhënësit të saj) për dërgimin e ftesave partive politike, kur të njëjtën gjë mund dhe duhej ta bën në menyrë imediate!

Florim Zeqa, 13.05.2025