Bear nuk do të trashëgojë menjëherë pasurinë e Liam Payne – Përse vallë?

Pas vdekjes tragjike të Liam Payne në tetor të vitit të kaluar, e gjithë vëmendja është përqendruar te djali i tij i vetëm, Bear, vetëm tetë vjeç. Babai i tij nuk la testament, por pasuria prej rreth 28 milionë eurosh mbetet një barrë e rëndë për një fëmijë kaq të vogël. Dhe Cheryl Tweedy, nëna e Bear dhe ish-anëtare e “Girls Aloud”, nuk dëshiron që ai t’i marrë menjëherë këto para.

Cheryl ka deklaruar se Bear duhet të piqet, të rritet dhe të kuptojë se paratë nuk janë gjithçka. Sipas saj, është e rëndësishme që djali të ndërtojë një jetë të vetën përpara se të përballet me një shifër kaq të madhe. Ajo po shqyrton mundësinë që paratë t’i kalojnë Bear-it me faza, ndoshta kur të jetë në fund të të njëzetave dhe më tej, për ta inkurajuar të punojë dhe të ketë ambicie personale.

Burime pranë Cheryl-it thanë për The Sun: “Ajo dëshiron ta mbrojë Bear-in. E di që do të ketë njerëz që do i afrohen vetëm për interes. Ajo do që ai të rritet si një fëmijë normal.”

Pavarësisht ndarjes së tyre disa vite më parë, Cheryl dhe Liam kishin një marrëdhënie të qëndrueshme si prindër. Në një intervistë të mëparshme, Liam kishte thënë: “Bear është e gjithë bota jonë. Edhe pse jemi larg, ne ende kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin.”