Fushata zgjedhore në Shqipëri ka përfshirë edhe artistë ku shumë këngëtarë janë përfshirë politikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë.
E një ndër to Xhensila Myrtezaj, është pak më e veçantë. Kjo pasi brenda një fushate ka kënduar për të dy krahët politikë.
Mbrëmë, Xhensila është parë duke performuar në një aktivitet të Partisë Socialiste në Peshkopi, ku interpretoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Ledri Vulën.
Ndërkohë, më 2 mars, Xhensila kishte kënduar për fushatën e Sali Berishës.
Me gjasë, Xhensila do ta çojë mesazhin se nuk është e pozicionuar me asnjërin krah politik por performon si artiste.
Artistë kanë ndryshuar qëndrimet politike me kalimin e kohës. Ciljeta, dikur një ndër figurat më të njohura të kampit demokrat, tashmë mbështet të majtën, Partinë Socialiste.
Po ashtu, edhe reperi Noizy ka ndërruar krah politik.
Ndërsa i vetmi që nuk ka ndryshuar qëndrim dhe vazhdon me mbështetje të palëkundur për Sali Berishën është Stresi, i cili është aktivisht i pranishëm në çdo takim të organizuar nga lideri demokrat.
@nokw_syni @Xhensila Myrtezaj ♬ original sound – ℙℕℝ