Aktorja “djeg” rrjetin, shfaqet me fustan transparent në “Met Gala”

Aktorja Halle Berry mori pjesë në “Met Gala 2025” me një paraqitje më të guximshme deri tani – një fustan transparent me vija.

Fustani në stilin e sirenës është dizenjuar nga LaQuan Smith dhe është pothuajse tërësisht transparent, përveç disa vijave të vendosura.

Ajo e kompletoi pamjen e saj me një pelerinë të zezë dhe një xhaketë të shkurtër dhe për këtë rast flokët i kishte të kapura.

Aktorja shkëlqeu më tej me një gjerdan dhe me vathë me diamante.

Aktorja “djeg” rrjetin, shfaqet me fustan transparent në “Met Gala”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo