Dy të mitur aksidentohen me mopedë, njëri humb jetën

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një i mitur ka humbur jetën nga një aksident me mopedë me një të mitur tjetër.

“Më 02.05.2025 në orën 08:50, në Stacionin Policor të Prilepit është raportuar se në fshatin Llazhan, afër Prilepit, ka ndodhur një aksident trafiku midis dy mopedëve, njëri i tipit “Benelli” dhe tjetri i tipit “Peugeot”, të dy mopedët pa targa të regjistrimit, dhe të drejtuar nga një 13-vjeçar dhe një i mitur 14-vjeçar, të dy nga fshati Llazhan. Në aksident, i mituri 13-vjeçar ka ndëruar jetë nga plagët e marra, dhe vdekja e tij u konstatua nga mjeku në Spitalin e Qytetit të Prilepit, ndërsa i mituri tjetër pësoi lëndime të rënda trupore dhe nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën. Këqyrja është kryer nga Prokurori Publik kompetent dhe një ekip nga NJPB Prilep, ndërsa trupi i të miturit të ndjerë është dorëzuar për obduksion”, qëndron në njoftimin e MPB-së.