Aleanca për Shqiptarët: Fillimi i ndërtimit të autostradës Tetovë–Gostivar, një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe mirëqenies së qytetarëve

Sot, Kryetari Arben Taravari njëherit ministër i shëndetësisë, kryetari i Komunës së Gostivarit Valbon Limani, zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Nazim Taipi, si dhe funksionarë të tjerë të lartë të partisë, morën pjesë sot në nisjen zyrtare të punimeve për ndërtimin e autostradës Tetovë–Gostivar. Në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin ishin të pranishëm edhe kryeministri Hristijan Mickoski ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, znj. Angela Aggeler, dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar.

Ky projekt strategjik përfshin ndërtimin e një segmenti prej 18 kilometrash, me një vlerë investimi prej mbi 90 milionë eurosh. Brenda këtij projekti parashihen:
• 8 mbikalime për lidhjen e rrugëve lokale me një rrugë paralele të sapoprojektuar,
• 1 mbikalim për kryqëzimin e ri në komunat Bogovinë dhe Vrapçisht,
• Rindërtimi i kryqëzimit të daljes në Tetovë përmes mbikalimit ekzistues.

Ky investim madhor pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë rrugore dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Aleanca për Shqiptarët vlerëson lartë kontributin e z. Nazim Taipi për përkushtimin dhe profesionalizmin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Si pjesë e Qeverisë, Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve konkrete infrastrukturore, që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.