Miteva: Delegacioni qeveritar mori pjesë në ditën kombëtare të ekspozitës botërore EXPO 2025 në Japoni

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, sot morën pjesë në ditën kombëtare të ekspozitës botërore EXPO 2025 në Japoni.

Përshtypje të forta la pika dhe paraqitja e ansamblit kombëtar “Tanec”, i cili hapi ditën e sotme. Pavijoni maqedonas është i pasur me ekspozita tradicionale, por vëmendjen më të madhe e tërheq pikërisht ajo e arkitektit japonez Kenzo Tange, i cili e projektoi Shkupin pas tërmetit të vitit 1963.

Si Qeveri mbetemi të përkushtuar në afirmimin e Maqedonisë. Pjesëmarrja në EXPO 2025 është edhe një dëshmi për këtë.