Më 30 prill 2025, në ora 10:00, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Tetovë arrestuan A.R. (19) nga fshati Siniçan, i cili në autostradën Shkup – Tetovë po drejtonte një veturë të tipit “Golf” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 171 km/h, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h.
Ndërkaq, në ora 18:00, në rrugën Gostivar–Tetovë, është arrestuar B.A. (27) nga Tetova, i cili po ngiste një veturë të tipit “BMW” me targa të huaja me shpejtësi prej 173 km/h, në një zonë ku kufiri maksimal i lejuar është 80 km/h.
Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngriten procedura përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “ngasje të pakujdesshme të automjetit”.