Kasami: Mendojmë se Taravari ka pasur ndonjë shqetësim që është bashkuar me Ahmetin

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, gjatë një intervistë në emisionin “Click Plus” në TV21, ka thënë mendon se Arben Taravari ka pasur ndonjë shqetësim që është bashkuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Sipas Kasamit, ky shqetësim ka qenë një prej arsyeve që ka ndikuar në pozitat dhe veprimet e Taravarit.

Deklaratat e Kasamit vijnë pas një periudhe spekulimesh dhe diskutimesh rreth mundësisë së ndryshimeve në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht lidhur me marrëdhëniet ndërmjet liderëve të partive kryesore në vend.