Pas tetë vitesh mungesë të plotë në skenën publike, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, më në fund ka shfaqur shenja jete politike.
Por për fat të keq, jo për të dhënë llogari para qytetarëve, por për të hedhur disa ide të paqarta dhe të shkëputura nga realiteti.
Sot, kur Çairi është në gjendjen më të rëndë të mundshme, ai mundohet të shpëtojë veten me manipulime dhe teori të kota.
Në vend se të merret me propagandë boshe, ai duhet të japë përgjigje konkrete përse qytetarët e Çairit ndihen të pasigurt në Komunën e tyre.
Brenda vetëm dy muajsh, katër qytetarë kanë humbur jetën – disa nga të shtënat me armë, disa nga aksidentet – dhe të gjitha këto janë pasojë direkte e politikës së tij të betonizimit të komunës.
Mbi 30 ndërtesa të mëdha të paligjshme janë lejuar gjatë mandatit të tij, pa asnjë kriter urbanistik, pa hapësira të gjelbra, pa vende parkimi, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të Çairit.
Çdo ndërtesë e re është një kërcënim për sigurinë publike dhe për cilësinë e jetesës.
Mbasi më në fund doli në opinion pas 8 vitesh, mirë është të përgjigjet si u bë Çairi komunë e pabanueshme nga kaosi urban, nga papastërtia, nga mungesa e parkingjeve.
Këto janë pyetjet që duhet t’i përgjigjet Visar Ganiu.
Dhe mbi të gjitha, ai duhet të marrë përgjegjësi – politike, morale dhe ligjore – për pasojat që kanë sjellë politikat e tij të papërgjegjshme dhe të dëmshme për qytetarët.
Çairi nuk ka nevojë për fjalë, ka nevojë për përgjegjësi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia riafirmojnë marrëdhëniet miqësore dhe mbështetjen për integrimin evropian
- “Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës
- Trendafilov: Nuk kemi nevojë për formula të reja për llogaritjen e varfërisë, por për paga më të larta
- Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Berishës i hiqet fjala për gjithë ditën
- Mexhiti mori pjesë në pritjen solemne me rastin e 103-vjetorit të Republikës së Turqisë
- Ali Ahmeti mori pjesë në pritjen solemne për 103-vjetorin e Republikës së Turqisë
- Deputetja e Kuvendit të Kosovës Edona Llalloshi flet për vrasjen e Arlinda Zekajt: Edhe kushërirën time e vranë para 18 vitesh
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sveçla themelon grupin për hartimin e Projektligjit për pensionimin e parakohshëm të policëve
- Mickoski: Nuk pranoj fraza boshe politike, lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë, ndërsa proceset për disa veprime të së kaluarës do të vijojnë