VLEN formalizon strukturën – Kryesia bëhet organi i parë, vendoset moratorium të aktiviteteve publike të partive pjesëmarrëse
VLEN sot vendosi që kryesia të jetë organi i parë i VLEN-it. Nga sot e tutje do të ketë moratorium të aktiviteteve publike të partive politike pjesëmarrëse të VLEN-it dhe gjithçka tjetër do të jetë në emër dhe logo të VLEN-it.
Në takimet e ardhshme do të ngriten organet e tjera të VLEN-it, drejtuesit e VLEN-it dhe shefat e shtabeve zgjedhore. Grupi parlamentar i VLEN-it vazhdon me deputetë që do e mbeshtesin këtë grup parlamentar.