Kryetari i ASH-së, Arben Taravari komentoi deklaratën e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili tha se “bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në do të ishte vetëvrasje politike”. Taravari tha se dihen vendimet e deritanishme të partisë dhe se në rast të ndonjë vendimi tjetër, vendosin organet e partisë.
“Unë thash. Ne kemi organe partiake. Ne jemi parti autonome. Vendimet tona i sjellim vetë. Deri tash, vendimi ynë është vetëm një, që me lista për këshilltarë ASH të del e vetme. Për kandidatë për kryetarë komunash, kemi thënë se jemi të hapur, para se gjithash me VLEN-in. Nëse kanë disponim, nëse nuk kanë disponim, opsioni i dytë është të vetë, edhe më tutje e shohim”, tha mes tjerash Taravari.