Toshkovski drejtuar maturantëve: Pjesëmarrja e sigurt në komunikacion është shumë e rëndësishme dhe është një detyrim për të gjithë ne
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot iu drejtua maturantëve të shkollës së mesme ASUC “Boro Petrushevski” në Shkup, në kuadër të fushatës “Të ngremë vetëdijen e komunikacionit te të rinjtë – 2025, në mbrëmjen e maturës pa automjete”.
Fushatat e këtilla tradicionalisht i organizojnë bashkërisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Fakulteti i Sigurisë – Shkup, të cilat tërheqin vëmendjen ndaj nevojës për një komunikacion të sigurt, rëndësisë së jetës së njeriut dhe respektimit të vazhdueshëm të rregullave të komunikacionit nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, si këmbësorët ashtu edhe shoferët.
Mesazhi që ua përcolli ministri Toshkovski maturantëve të rinj është se pjesëmarrja e sigurt në komunikacion është shumë e rëndësishme dhe është detyrim i të gjithëve.
“Mos i lejoni vetes që të drejtoni automjetin dhe të jeni pjesëmarrës në trafik pa i respektuar rregullat. Rregullat janë shkruar dhe krijuar për të mbrojtur jetën e njerëzve. Nëse të gjithë i respektojmë rregullat sa herë që ndalemi në semafor të kuq, kalojmë rrugën, sa herë që hipim në automjet, më besoni, të gjithë do të kemi një jetë më të mirë këtu. Kushdo që ka shkelur ligjin, dhe ka prova për këtë gjë, do të përgjegjigjet. Askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin dhe rregullat. Duke respektuar rregullat, secilin që shohim përreth nesh do të jetë më i sigurt në trafik”, theksoi ministri Toshkovski.
Ministri Toshkovski në fund theksoi se vetëm të rinjtë kanë energjinë, forcën dhe njohuritë për të sjellë ndryshime pozitive për të mirën e Maqedonisë sonë të bukur.