Më 27.04.2025 në orën 02:28 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete “Piaggio Beverly” me targa të Shkupit,drejtuar nga një 16-vjeçar nga Shkupi, dhe një trotineti elektrik të drejtuar nga një 14-vjeçar nga Shkupi. Nga plagët e marra motoçiklisti ndëroi jetë në vendngjarje dhe këtë e konstatoi mjeku i shërbimit të urgjencës mjekësore. Ndërkohë, 14-vjeçari pësoi lëndime që u konstatuan në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Ekipi nga SPB Shkup dhe prokurori publik kryen këqyrje në vendin e aksidentit, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestohet një shtetas turk, voziti me 203 km/h në autostradë ku kufizimi ishte 120 km/h
- Apeli rrit dëmshpërblimin për Ziadin Selën, shteti duhet t’i paguajë 7.8 milionë denarë
- Të shtëna me armë zjarri nga një vetura në lëvizje në Shkup, arrestohen 3 veta
- Debati për pensionet, LSM refuzon idenë e punës deri në 72 vjeç
- VLEN: Mbi 7 milionë euro investime- Tetova po ndryshon me projekte konkrete
- BDI Tetovë njoftoi ambasadat dhe OSBE-në për pengimin e protestës qytetare
- VLEN: BDI protestoi për privilegjet e humbura, jo për Tetovën
- Bekim Qoku tregon një vic, mund të qeshni ose…
- Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- BDI: Tetova kërkon përgjegjësi