Më 23 prill 2025, në ambientet e Universitetit të Tetovës u mbajt ceremonia promovuese e dy botimeve më të fundit të autores dhe studiueses së njohur në fushën e historisë së artit, Prof. Dr. Jëlldëz Asani. Veprat e promovuara, me titujt: “Nga perspektiva e Renesansës tek iluzioni optik i Manierizmit” dhe “Dritëhijet e Barokut dhe teatraliteti i Rokokosë”, janë kontribut i rëndësishëm në literaturën shqipe për artin figurativ perëndimor.
Përmes këtyre dy botimeve, autorja synon të ofrojë një material të strukturuar dhe analitik mbi zhvillimet estetike dhe stilistike në periudhat më të rëndësishme të artit evropian – nga Renesansa, Manierizmi dhe Baroku, deri te epoka e Rokokosë. Të ndërtuara mbi një qasje kronologjike dhe metodologjike, këto vepra shërbejnë si udhërrëfyes të qartë për studentët, studiuesit dhe të gjithë dashamirët e artit, duke lehtësuar kuptimin dhe vlerësimin e thelluar të konteksteve kulturore dhe artistike që kanë ndikuar në zhvillimin e artit perëndimor.
Një element dallues i këtyre botimeve është përfshirja e një koleksioni të pasur reproduksionesh artistike me cilësi të lartë, të cilat jo vetëm e pasurojnë vizualisht tekstin, por e ndihmojnë lexuesin në interpretimin më të plotë të veprave të autorëve të mëdhenj të këtyre periudhave. Çdo ilustrim është përzgjedhur me kujdes në funksion të theksimit të veçorive stilistike dhe ndikimeve estetike që i karakterizojnë këto epoka.
Ngjarja promovuese mblodhi përfaqësues të udhëheqësisë së Universitetit të Tetovës, profesorë universitarë, studiues të fushave të ndryshme, studentë, si dhe dashamirë të artit dhe kulturës. Në fjalën e tij përshëndetëse, dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli, e vlerësoi kontributin e çmuar të Prof. Dr. Jëlldëz Asanit në pasurimin e literaturës akademike në gjuhën shqipe, veçanërisht në një fushë për të cilën botime të tilla mungojnë në bibliotekat tona universitare. Ndërkohë, recensentët e veprave – Prof. Dr. Mixhait Pollozhani dhe Prof. Dr. Metin Izeti, theksuan vlerën shkencore dhe pedagogjike të këtyre botimeve, duke i cilësuar ato si burime të domosdoshme për ndërtimin e një qasjeje më të thelluar ndaj historisë së artit dhe për kultivimin e vetëdijes kulturore në shoqërinë shqiptare.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: Ministrat e qeverisë do të shkojnë në pushime nga 5-15 gushti
- Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua sot nga BIA serbe
- Mexhiti thotë se 155 punonjës shëndetësorë në Tetovë marrin vendime???
- Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm
- Gashi takim të veçantë me diasporën shqiptare në Tetovë: Mirënjohje të thellë për kontributin e tyre
- Hapet pika e përkohshme kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
- Në qendër të Koçanit ka shpërthyer një zjarr
- Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së ankohen se kanë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes
- Mickoski: Morëm vendim për një rritje të re të pensioneve
- Jeton Shaqiri: Emir Sulejmani, njeri me zemër e mendje për Zhelinën