Për Taravarin nuk është parësore të qenurit në Qeveri, por ndryshimi që u sjellë të mira qytetarëve

“Ne nuk kemi lindur në Qeveri!” me kaq pak fjalë Arben Taravari ka treguar një përkushtim të fortë ndaj idesë se individët dhe grupet nuk janë të destinuar për të qenë në pushtet ose për të pasur privilegje të natyrshme informonTetovasot. Kjo mund të interpretohet në disa mënyra:

1. Përgjegjësia qytetare. Kjo mund të nënkuptojë se të gjithë kanë mundësi të kontribuojnë dhe të angazhohen për ndryshime në shoqëri, pavarësisht nga pozita e tyre fillestare.

2. Dëshira për demokraci: Ajo mund të mbështesë idenë e demokracisë si një sistem ku çdo individ ka të drejta dhe mundësi për t’u angazhuar në procesin politik, pa marrë parasysh nga cilat kushte është vetë.

3. Kritikë ndaj elitizmit: Kjo shprehje gjithashtu mund të jetë një kritikë ndaj praktikave të elitës që ndonjëherë e shohin veten si superiorë dhe të privilegjuar, duke injoruar historinë dhe përpjekjet e atyre që nuk janë të lindur në pozita pushteti.

Nfryshe Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka komentuar deklaratat e eksponentëve të VLEN-it,ndaj partisë së tij, duke i cilësuar ato si emocionale.
“Shumë vrer, kjo flet se në subkoshiencë kanë patur diçka, që flasin kështu tani. Mendoj se janë deklarata të pamatura, nuk flas si neurolog, por flas si politikanë dhe thash se në këtë periudhë do të mundohem të jem sa më i durueshëm sa më i qetë dhe sa më i urtë së bashku me organet partiake. Tash për tash kemi vendim se dalim me lista të veçanta për kandidatë kurse për kandidaturat për kryetar komunash ne i kemi lënë hapësirë VLEN-it nëse janë të gatshëm aty jemi, nëse nuk janë i shohim të gjitha mundësitë
Sa i përket qëndrimit të tyre në Qeveri, Taravari tha: “Ne nuk kemi lindur në Qeveri. Është e vërtetë se çdo parti formohet për të qeverisë. Nuk e kemi me patjetër të mbesim në qeveri, kështu që do e shohim, prandaj them kjo periudhë duhet të jetë më e matur dhe e urtë, posaçërisht prej nesh politikanëve”
Taravari shtoi se ata dalin nga Qeveria vetëm në qoftë se këtë i’a kërkon kryeministri Hristiajn Mickoski dhe askush tjeter. Por siç tha, ai është në kontakt me Mickoskin dhe ai nuk u ka bërë një kërkesë të tillë.