Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, morën pjesë në një aktivitet festiv për shpërndarjen e librave për nxënësit e vitit të parë në gimnazin “Sami Frashëri” dhe Shkollën Teknike “Nace Bugjoni” në Kumanovë.
Ky aktivitet është pjesë e një nisme më të gjerë të ndërmarrë në bashkëpunim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, përmes së cilës janë siguruar 4,200 libra të letërsisë botërore. Donacioni synon që çdo nxënës i vitit të parë në shkollat e mesme me mësim në gjuhën shqipe në të gjithë vendin të pajiset me nga një libër.
Kjo nismë ka për qëllim nxitjen e kulturës së leximit, pasurimin e bibliotekave shkollore dhe zhvillimin e mendimit kritik dhe kreativitetit te të rinjtë shqiptarë.
Zëvendëskryeministri Fetai falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit, me theks të veçantë për zëvendësdrejtoreshën znj. Shpresa Selimi, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për formësimin intelektual të gjeneratave të reja.
Aktivitetet e shpërndarjes së librave do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në shkolla të tjera në nivel vendi, në kuadër të kësaj nisme gjithëpërfshirëse për fuqizimin e edukimit dhe kulturës ndërmjet të rinjve shqiptarë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Prattipati – Kurtit: Veprimet që dobësojnë stabilitetin, sfidë serioze për partneritetin tonë
- “Nuk e votojmë Ruhi Demirin për bartës liste, tash as Blerim Sejdiun, përplasje e madhe në VLEN -Zhelinë”
- “Shqipëria 2030 në BE”/ Qeveria në fokus, Rama ndan foto dhe detaje për çdo ministër
- Mexhitit: Taravari përfundoi te BDI, por elektorati i tij jo!
- Rrahje brutale në hyrje të Shkupit: 5 persona e rrahin një të ri me shqelma e grushta kokës! (VIDEO)
- Sulmet dhe akuzat, Osmani kritikohet për gjuhën ndaj mediave
- VLEN: BDI në odën 161 hoqi dorë nga Kryeparlamentari për ta ruajtur Soravinë e korrupsionin!
- Eurodeputetët: Kjo Serbi s`ka vend në Bashkimin Evropian
- Bujar Osmani: Qytetarët janë viktima! Do t’u sigurojmë siguri, ndërsa fajtorët do të japin llogari
- Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI