Kryetari Valbon Limani përuroi edhe një rrugë, paralajmëron punime në disa lokacione

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot përuroi edhe një rrugë, përkatësisht rrugën “Maja Ugrinova”, rrugë paralel me hekurudhat e qytetit.

Kryetari Limani theksoi se ky projekt ka kushtuar rreth 4.9 denarë dhe përfshin rreth 350 metra gjatësi.

“Dolëm këtu pas përfundimit të punimeve në rrugën “Mara Ugrinova” me gjatësi prej 350 metrave, projekt i cili kushtoi diku afro 4.9 milionë denarë. Gjithashtu njëri prej projekteve të cilat i kishim planifikuar dhe i cili tanimë është realizuar. Do të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera ashtu siç kemi paralajmëruar, besoj se ky projekt do ti ndihmojë shumë kësaj pjese”, tha Limani.

Kryetari Limani theksoi po ashtu se punimet nga lagja Maleardi deri te ura te gjykata do të fillojnë këtë javë, ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë edhe asfaltimi i rrugës Beliçica.