Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Blerand Ramadani, ka deklaruar se vendimi i ASH-së për të garuar me lista të veçanta për Këshilltarët është vendim që nga tetori i vitit të kaluar. Ramadani ka shtuar se kjo ka qenë një mënyrë për ta nxitur konkurrencën brenda partisë dhe koalicionit.
“Përmes kandidaturave të veçanta ne do të kishim nxitur partitë politike partnere por edhe ata kundërshtare që të nxjerrin kandidatët më të mirë të mundshëm dhe kjo do të ishte edhe më pozitive për komunat dhe vendbanimet shqiptare”, tha Ramadani.
Ai shtoi se vendimi i ASH-së ishte unanimisht i përkrahur nga kryetarët e degëve dhe anëtarësia e ASH-së dhe të gjithë jemi të bashkuar në këtë vendim për t’ju dhënë hapësirë resurseve tona brenda partisë.