Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa, njëherit edhe deputet i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për TV Alsat deklaroi se koalicioni “MОЖЕМЕ” ishte një “eksperiment” për shqiptarët. Një deklaratë që flet shumë dhe rëndë për mënyrën si ky subjekt politik i trajton interesat shqiptare: si fushë prove për përfitime personale dhe politike.
Për Adnan Azizin, nuk është problem të shkelet mbi interesat kombëtare të shqiptarëve, mjafton që ai dhe Bilall Kasami të dalin fitues nga “eksperimenti”. Sot, kur partitë e tjera shqiptare përpiqen të bashkëpunojnë mes vete, kjo konsiderohet e dëmshme. Por dikur, bashkëpunimi me Zaevin, që realisht ishte një goditje për shqiptarët, nuk përbënte aspak problem as për BESË-n, as për Bilall Kasamin dhe as për Adnan Azizin.
Ironia është se ata që dje shisnin interesin shqiptar për një vend në pushtet, sot përpiqen të japin leksione morali politik. Nëse “MОЖЕМЕ” ishte eksperiment, atëherë shqiptarët ishin viktima për loja të fëlliqura të Adnan Aziti dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këto eksperimente që ju bën shqiptarëve në atë kohë./TS/