Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”-Tetovë, në kuadër të fazës së dytë të projektit” “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në malin Sharr – imperativ shoqëror”, e ka përmbyllur me sukses aksionin për mbjelljen e fidanëve të reja në territorin e Parkut kombëtar “Mali Sharr”. Aksioni në fjalë në kuadër të të cilit u mbollën 500 fidanë të reja, synon pyllëzimin e pyjeve; mbrojtjen nga erozioni; pastrimin e ajrit; rregullimin e regjimit ujor; përmirësimin e mikroklimës; pasurimin e biodiversitetit dhe krijimin e habitatit natyror për botën shtazore.
Aksione të kësaj natyre duhet të zhvillohen më shpesh sepse ndryshimet e thella të biodiversiteit në nivel global kanë pasoja për ekosistemin. Garantimi i biodivesitetit është një detyrë që na përket të gjithëve dhe ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së secilit prej nesh.
Dihet botërisht se biodiversiteti ka kontribuar në shumë mënyra në zhvillimin e kulturës njerëzore dhe shoqëria si e tillë ka pasur rol të dukshëm në formimin e diversitetit gjenetik të specieve dhe nivelit ekologjik. Projekti “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në malin Sharr – imperativ shoqëror” realizohet nga Shoqata “Tradita” në kuadër të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore (Korab-Koritnik-mali Sharr dhe Alpet Shqiptare), i mbështetur nga CNVP- PONT.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rrahet në burg kosovari që u arrestua për dhunimin e një vajze në një hotel në Split, pëson lëndime
- Dy ngjarje në 27 korrik: Aksident me motoçikletë në Karbinc dhe arrestime për drogë në Shkup
- Zjarr në deponi në Shuto Orizarë – Digjet një automjet “Volkswagen Sharan”
- Përleshje në Bit Pazar – Arrestohet 42-vjeçari për tentativë sulmi me send të mprehtë
- Përleshje fizike në Gazi Baba – Prishje e rendit dhe qetësisë publike
- Sulm fizik në Saraj – Denoncohet një rast i dhunës në familje
- Mickoski: Në sektorin e energjisë, kemi investime ekskluzivisht të orientuara drejt tregut në interes të qytetarëve
- Mucunski: Të parët kemi nënshkruar në rajon Partneritet për siguri dhe mbrojtje me BE-në
- NP “Rrugët shtetërore” kërkon ende para nga Ministria e Financave për rrugën Kërçovë – Ohër
- Mickoski për interpelancën e Kocevskit: Nuk i ndërroj qëndrimet brenda natës