Ejup Berisha
Një kohë jo të shkurtër jamë angazhuar që në skenën politike të gjej politikan të cilët kanë qenë dhe janë aktiv akoma në politikë por te cilët ishin/janë më ndryshe nga të gjithë politikanët vendor. Pra unë si njeri i cili në vazhdimsi e ndjek dhe e analizon politikën nga afër si në aspekt teorik por edhe në ate praktik jamë në kërkim të politikanëve që janë më ndryshe se shumica e politikanëve të cilët janë të njejtë. Si duhet të jenë këta më ndryshe dhe më tjetërfare në kërkim të të cilëve jamë unë. Të njejtët duhet të jenë:
1.Më të arsyeshëm,
2.Më të sjellshëm,
3.Më të sinçertë,
4.Më të drejtë,
5.Më të edukuar, 6.Më të kulturuar
7.Me të
afërt dhe
8.Më komunikativ me qytetarët.
Ky misioni im i kërkimit si duket nuk është i pamundur por është e qartë ëeshtë tejet i vështirë. Edhe pse gjatë kohë i interesuar për një gjë të tillë prap se prap jamë i bindur se nuk do të arrij rezultate të mëdha apo dhe të knaqshme. Jo se nuk ka politikan më ndryshe e më tjetërfare në politikë me të gjitha ato karakteristika që
i përmenda më lartë por këta fatkeqsishtë janë të pakët apo të rrallë e me këtë edhe të padukshëm. Ajo që më ka shqetsuar më së shumti në përpjekjet e mija që të gjej politikan më ndryshe është fakti se shumë rrallë sikurse edhe në profesione të tjera edhe në politik ka shumë pak njerëz ndryshe apo dhe tjetërfare. Kur themë kështu fjalën e kamë për ata politikan që janë më të pranueshëm dhe më të përshtatshëm për qytetarët e jo për ata që mendojnë për vete se janë të tille. Kjo tregon se në
politikë ka politikan të pranueshëm dhe të përshtatshëm për shumicën e qytetarëve por ka edhe politikan të vetpranuëshëm dhe të vetpë
rshtatshëm për veten e tyre. Këta të fundit janë Individ të cilët sot janë në numër tejet të madh në skenën politike. Pra edhe nëse flas për egzistimin e
kategorisë së politikanëve të pranueshëm dhe të përshtatshëm mund të themë se behët fjalë për numër simbolik të tyre këtu në vendin tonë. Duhet thënë se vetëm këta i kanë plotësuar dhe i plotësojnë kushtet që të jenë legjitim në politikë e të tjerët janë me legjitimitet gjysmak apo dhe të dyshimtë. Këta edhe pse mendojnë se janë legjitim në fakt nuk janë. Thuhet se mandatet politike janë të lira megjithatë legjitim janë vetëm ata politikan që i plotësojnë edhe disa kushte plotesuese morale dhe njerzore. Pra vetëm këta e kanë legjitimitetin e plotë apo të pakontestueshë
m politik e ata të tjerët kanë legjitimitet të kontestueshëm. Duke i hulumtuar kuadrot e angazhuara në politikë gjatë kohë nuk kamë mundur ta zbuloj se politika është shëndrruar në çerdhe të shumë njerëzve lakmitar dhe të uritur për para, për pasuri, për ndikim të madh dhe për forcë të pakufizuar. E unë gjithmonë politikën e kamë menduar si aktivitetin më të mirë, më human, më fisnik dhe më solidar shoqeror i cili ka për detyrë të kujdeset për të mirën e qytetarëve apo për krijimin e kushteve më të mira e më të përshtatshme për jetese duke bërë përpjekje për rritjen e mirqenies së qytetarëve si dhe për shtimin e lumturisë së tyre në shhoqëri dhe në shtet. Por kot kjo nuk paska qenë dhe nuk është e vërtetë. Gjithashtu kamë menduar se në politikë do të ketë më shumë
vend, hapsirë dhe mundësi për angazhimin e njerëzve me vyrtyte të larta morale dhe njerëzore por prap jo kjo nuk paskaka ndodhur dhe nuk po ndodh akoma. Pse? sepse në të gjithmonë janë hasur njerëz me virtyte të mbrapshta, të uleta dhe të papranueshme njerëzore e morale. Pra fatkeqsishtë duhet thënë se në tre dekadat e fundit në politikën vendore ka pasur dhe ka politikan të angazhuar te cilet kane qene larg moralit dhe virtyteve të larta njerëzore. Morali nuk është gjë e panjohur në politike ky duhet të jetë prezent dhe aktiv gjatë gjithë procesit të politik-bërjes dhe të zbatimit të vendimeve politke. Ky nuk është i dukshëm në të vetem kur me politikën udhehqin njerëz të pamoralshëm dhe të papërshtashëm në te kundertën politikanët e moralshëm duhet t’ia bashkangjesin edhe moralin politikës. Dhe pyetja e fundit e imja ështe kjo. A ka pasur mundësi që në politike të aktivizohen më shumë politikan të ndryshëm apo më tjetërfare. Pergjigja është Po. Fjalën e kamë për njerëz më pozitiv, më të moralshëm dhe më krijues. Se pse nuk janë aktiv këta politikan edhe kjo qështje dihet mirë Dhe për fund nësë në politikë do te kishte më shumë njerëz të moralshëm edhe morali do të ishte pjesë e politikës.