Kasami: Çdokush që bashkëpunon me BDI-në dhe Ali Ahmetin, nuk është e mundur të jetë pjesë e qeverisë
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka deklaruar se është e papranueshme që një subjekt politik, që është pjesë e qeverisë, të bashkëpunojë me opozitën, duke aluduar në bashkëpunimin e mundshëm me BDI-në transmeton Tetovasot.
“Shiko, është e panatyrshme që një subjekt politik në qeveri që bashkëpunon me opozitën të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë,” tha Kasami, duke shtuar se koalicioni VLEN ka marrë tashmë një vendim të qartë për këtë çështje.
Ai theksoi se vendimi përfundimtar do të merret në koordinim me partnerët e tjerë të koalicionit qeveritar: “Do të sjellim vendimin e fatit, do të thosha, për qeverinë dhe koalicionin. Çdokush që bashkëpunon me BDI-në dhe Ali Ahmetin, të cilin ne e kemi akuzuar për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitave publike për më shumë se 20 vjet, nuk mund të jetë pjesë e kësaj qeverie.”
Kasami përfundoi duke thënë se vendimi do të formalizohet në bashkëpunim me të gjithë partnerët e qeverisë.