Sindikata e kulturës do të mbajë protestë para Ministrisë së Kulturës

Sindikata e kulturës sot do të mbajë këshill protestues para Ministrisë së Kulturës për shkak të rrogave të papaguara dhe siç kumtoi, tentimeve pë mosrespektim të marrëveshjeve kolektive

“Shkas për këtë Këshilli protestues në përbërje më të gjerë para Ministrisë së Kulturës dhe Tirizmit është goditja ndaj dinjitetit të punonjësve të kulturës, udhëzimet e vonshme dhe të qarta për përllogaritje të rrogës nga Ministria e Kulturës, tentimet e vazhdueshme për mosrespektim të marrëveshjeve kolektive, që rezultoi me vonesë të rrogave dhe lënien pa para të punonjësve të kultursë për festën e Pashkëve”, thonë nga Sindikata.

Nga atje javën e kaluar reaguan sepse të punësuarit në kulturë u lanë pa rroga gjatë festës së Pashkëve.

Nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit kumtuan se të punësuarit në institucionet nga fusha e kulturës do t’i marrin rrogat me rritjen e nevojshme në dy ditët e para të punës pas festës, ndërsa vonesa ishte për shkak të harmonizimit të rrogave.

“Shkaqet për vonesën janë për shkak të harmonizimit të përllogaritjeve për rroga me Ministrinë e Financave”, informuan nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Nga LSDM opozitare dje kërkuan dorëheqje të ministrit të Kulturës, Zoran Ljutkov për shkak të, siç cekën, kaosit që e ka bërë në kulturë.