“Dje, sot dhe nesër”, Egli dhe Gjesti shfaqen së bashku dhe bëjnë dedikimin e veçantë për njëri-tjetrin

E gjithë vëmendja tashmë është tek çifti Egli dhe Gjesti, ku të dy pas daljes së tyre nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 4”, për marrëdhënien e tyre u shprehën të pasigurt.

Epo mesa duket ata vazhdojnë të shijojnë praninë e njëri-tjetrit, ku me një video në platformën e “Instagram” nga festa e BBV, Egli bën dedikimin e veçantë: “Yesterday, today and tomorrow”, që do të thotë, “Dje, sot dhe nesër”.

Të shumtë janë ata që nuk besojnë në marrëdhënien e tyre, por të gjithë ne jemi “sy e veshë” për të mësuar nëse çifti do vazhdojë “martesën” dhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.