VLEN-i drejtë bashkimit!

Pas ikjes së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, shihet se janë mbledhur partitë tjera. Siç mësohet shumë shpejtë do të jetë një parti poltike. Portali TS, kishte shkruar edhe strukturën e VLEN-it në krye me Bilall Kasamin.

Bilall Kasami – Kryetar

Izet Mexhiti – Zv/Kryetar

Adnan Azizi dhe Zeqirja Ibrahimi – Nënkryetarë

Saranda Imeri – Sekretare e Përgjithshme

Bekim Sali – Sekretar Organizativ

Ndërkohë, ASH-ja e Arben Taravarit do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale, duke synuar bashkëpunime të kufizuara me Frontin Europian në disa komuna. Parashikimet flasin se Fronti Europian mund të sigurojë fitoren në rreth pesë komuna./TS/