Nuk ka më pritje! Nis në mënyrë spektakolare finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë.

Në dy studio paralele, është çelur sipari i kësaj finaleje që do të jetë më e madhja ndonjëherë.

Nën ritmin e muzikës dhe duke kërcyer, janë futur në studio së bashku me prezantuesin Ledion Liço ish-banorët e asaj shtëpie që i dhuruan emocione për muaj me radhë.

Ndërsa ata, yjet mbi yje që kanë arritur të prekin finalen, po presin me padurim momentin final, ku një prej tyre do të rrëmbejë çmimin e madh.