Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, shprehet i bindur se koalicioni VLEN mund ta fitojë komunën e Strugës në zgjedhjet lokale të këtij viti.
Madje, ai në një intervistë për gazetën LAJM, tha se është e mundur që ky koalicion t’i fitojë të gjitha komunat nga Struga deri në Likovë.
“Unë besoj fuqishëm se me këtë ambient që ekziston, me kandidatët e mundshëm që i kemi diskutuar brenda koalicionit, sigurisht që është shumë e mundur që koalicioni VLEN të del fitues në Strugë dhe duke radhitur të gjitha komunat deri në Likovë”, tha mes tjerash Kasami në një intervistë për gazetën LAJM.