Edhe ZNAM-i dëshiron largimin e Taravarit nga Qeveria

Edhe partia ZNAM nuk e do pjesëmarrjen e ASH-së së Arben Taravarit në Qeveri. Sipas tyre “çdokush që bashkëpunon, pas dyerve të hapura apo të mbyllura, me BDI-në e pareformuar, për lëvizjen ZNAM është i papranueshëm të jetë pjesë përbërëse e Qeverisë”, ka thënë sot në një konferencë për media zëdhënësi i kësaj partie, Nikolla Memov.

Duke komentuar zhvillimet brenda koalicionit VLEN, që është pjesë e koalicionit qeverisës së bashku me ZNAM dhe VMRO-DPMNE, Memov tha se përçarjet tek partneri shqiptar nuk përbëjnë kërcënim për shumicën qeverisëse dhe se për momentin koalicioni qeveritar funksionon në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë pengesë.