Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, i kanë blerë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre.Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, i kanë blerë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre.
Kjo karrocë e veçantë në vlerë mbi katër mijë euro mori vëmendjen e të gjithëve.
Shumë ndjekës në rrjete sociale e kritikuan çiftin duke e cilësuar si një shpenzim të tepërt.
“Karrocë për fëmijë lambo është e tepruar si pas meje nuk do të thotë që ke para e që duhet t’i shpenzosh të gjitha, nuk ka kuptim se fëmijë është”, ka shkruar një nga komentuesit.
“Krejt ju që po e luani ekspertin nuk bën ashtu nuk bën kështu, ejani ju adoptoj për nga një Golf 2 të kuq”, i është përgjigjur Gjergji.
Një tjetër komentues tha: “Mendjemadhësia ndonjëherë është shumë e keqe kur e tregon se kush je. Unë mendoj se është e tepruar një karrocë fëmijësh kaq të shtrenjtë ku ndërkohë ka familje që nuk kanë fare”.
Kreshniku shtoi: “Tash ata që nuk kanë a mos me pas krejt a si ke dëshirë? Ata që nuk kanë, nuk ua kemi marrë ne. Ne me lekë tonat po jetojmë. Mos u merakosni ju hiç kush ka e kush nuk ka, ne ndihmat nuk i publikojmë”.