Ejup Berisha
Sa e urrej realitetin kur duhet të shkruaj diçka të mirë
dhe pozitive si psh për politikën dhe të mirën bashk dhe nuk mund ta bëj asesi këtë gjë. A e dini pse sepse të dyja këto asesi nuk janë bërë dhe nuk bëhen bashkë. Prandaj sa i përket kësaj teme nuk kamë se çfar të shkruaj sepse bashkimi i politikës dhe të mirës nuk është bërë, nuk bëhet dhe nuk do të bëhet dot. E kur të shkruash mirë për diçka ajo duhet të jetë realitet. Pastaj duhet të gjeshë jo vetëmse fjalë por gjithashtu duhet të gjeshe edhe fakte e dëshmi reale, konkrete dhe bindëse.Kë
shtuqë kur të shkruash për politikën dhe të mirën jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjërë nëpër bote të mbetet ta bëshë vetëmse gjënë e parë por jo edhe ate të dytën. Këtu në këtë çështje egziston vetëmse një shpjegim real dhe konkret e ajo është se politika dhe e mira këtu te ne akoma nuk kanë gjetur guhë të përbashkët me njëra tjetrën dhe ate për të qenë së bashku. Pra kjo është dëshmi se këto te ne asnjëher nuk kanë bashkjetuar dhe nuk kanë bashkvepruar por dhe akoma nuk bashkjetojnë dhe nuk bashkveprojnë bashk, edhe pse në përditshmëri kjo duhet të bëhet realitet. Këtë e them nga përvoja e kjo e fundit thuhet se është mësuesi më i mirë i jetës. Përvoja u takon njerëzve të mençur dhe intelegjent apo atyre te cilët arrijnë të nxjerrin mësime të duhura, të rëndësishme dhe të domosdoshme prej saj. Nuk thuhet kot se njeriun e mençur mund ta zëvendësosh në gjithcka por jo edhe në përvojat e tij. Kur zhduken apo ndërrojnë jetë intelektualet përdoret një fjali shumë e qëlluar e ajo është kjo: Këto qenje njerzore janë të pazëvendësueshme. Dhe është e vërtetë se njerëzit e mençur, intelegjent dhe të zotë janë të pazëvendësueshëm. Kjo për dituritë, njohurite dhe përvojat të cilat i kanë arritur të njëjtët. Ish kancelari austriak Clemence Von Meternich me rastin e vdekjes së ish ministrit të jashtëm britanik Castelreagh në shek e 19 për të ka shkruar citoj: “Vdekja e tij është një fatkeqsi e madhe posaqërisht për mua”. Sipas Meternihut Castelreagh ishte i vetmi i cili në vndin e tij ka grumbulluar përvoja të jashtme dhe i cili ka mësuar të më kupton. Ai më tej ka shtuar se tani janë të nevojshme që të kalojnë vite e vite të tëra derisa nuk paraqitet ndojkush që do ta arrij shkallën e njejtë të besimit. Në kohërat e çmendurive të
hershme europjane atëher kur ka ekzistuar mentaliteti i mbrapsht i grindjeve, kundershtive dhe konflikteve të shpeshta, te vazhdueshme, absurde dhe iracionale mes popujve të europës diku në një vend në Europë ishin vrarë 40 intelektual dhe një njeri i tronditur nga kjo ngjarje e tmerrshme kishte thënë: Nuk do të më dhimbseshin po të ishin vrare edhe 40 mijë njerëz të rëndomtë sasa që më janë dhimbsur këta intelektualë. Kjo thënie dëshmon më së miri se sa vlerë kanë për popujt dhe për shoqëritë njerëzore individët e menqur dhe të ditur. Kush janë intelektualet? Ata janë individe që kanë tru, dije, aftësi të mëdha, përvoja te duhura e të domosdoshme si dhe zotësi të mjaftueshme. Dhe pas kësaj mund të parashtrohet një pyetje reale dhe logjike e ajo është kjo: Meqë politika është shkence. A ka njerëz të mençur apo intelektual të mirfillte e te zot të angazhuar në të.Përgjigja është jo nuk ka të tillë sepse këtyre vendet në politike ua kane zënë njerezit e paditur, të pashkollluar, joadekuat dhe të papërshtatshëm. Une lirisht ofroj një dhuratë shum të shtrenjtë dhe të çmuar nëse dikush ma gjenë një politikan të tillë të ditur e të aftë jo vetëm këtu te ne por edhe gjetiu nëpër botë. Prandaj mendoj se jam i shpëtuar në këtë aspekt sepse e di me sigurinë më të madhe se nuk do tu ekspozohem harxhimeve të
mëdha për të blerë dhurata të shtrenjta me qëllim që dikush të më thotë këtu apo dhe atje gjendet një politikan i tillë me karakteristikat pozitive që i
kamë përmendur më herët. Pse ndodh kjo dhe ku është faji për një pamundësi të tillë. Faji është te përzgjedhja jo e mirë, joadekuate dhe e mbrapshtë e kuadrove në poste politike. Në vend që në to të zgjedhen të diturit dhe të aftët atje zgjedhen më të paditurit dhe më të paaftët. Kështuqë në krye të institucioneve publike dhe shtetrore ka vetëm zgjedhje formale te bartësve të funksioneve në to e nuk kemi edhe përzgjdhje të njerëzve të ditur, të aftë,të mirë e të zote. Apo ne na mungojnë burrshtetas me plotkuptimin e kë saj fjale. Po të kishim pasur njerëz të tillë ne nuk do të na përsëriteshin ngjarjet e njejta historike të cilat janë përher në të keqen dhe në disfavorin tonë si qytetarë dhe të shtetit tonë. A duhet të ndryshon ky realitet në ambientin tonë politik patjetër se po. E kjo si duket do të ndodhë vetëm nëse politika dhe e mira perfundimishte fillojne te bashkveprojnë dhe të.bashkjetojnë mes tyre dhe kur nëpër institucione politike kemi përzgjedhje të njerëzve të aftë, të zotë, të ditur e jo edhe të atyre që nuk kuptojnë dhe nuk dinë asgjë në politikë.