Komisioni për Çështje Ekonomike dhe Punë me propozim të ri ligjor

Komisioni për Çështje Ekonomike dhe Punë me propozim të ri ligjor për angazhimin e personave në punë përmes procedurës së rregullt. Sipas këtij propozimi, të gjithë personat që janë ose nuk janë në marrëdhënie pune, personat nën 18 vjeç që përmbushin kushtet për të krijuar marrëdhënie pune sipas rregullave të përgjithshme të marrëdhënieve të punës, studentët, shfrytëzuesit e pensioneve familjare për shkak të paaftësisë për punë dhe jetesës së pavarur, si dhe të huajt që kanë status të rregulluar, do të mund të punojnë punë sezonale në bujqësi, gastronomi dhe turizëm, pa humbur të ardhurat që i marrin nga shteti, si pensionet, bursat dhe ndihmat nga shteti. Punonjësit do të mund të punojnë punë sezonale tek një punëdhënës deri në 60 ditë ose tek më shumë punëdhënës gjatë gjithë vitit, por nuk duhet të kalojnë 120 ditë. Me këtë ligj, të gjithë punonjësit që punojnë në të zezë do të zbulohen dhe punëdhënësit për ta do të paguajnë kontribute minimale.

“Personat e angazhuar në punë, nuk do të humbasin të drejtat e fituara në lidhje me ligjet e veçanta, do të thotë, studentët nuk do të humbasin bursat e tyre, të papunët nuk do të humbasin ndihmën për papunësi dhe, çka është shumë e rëndësishme, nuk do të fshihen nga regjistri i të papunëve, ndërsa ata që përfitojnë pensionin e moshës së pleqërisë nuk do ta humbasin pensioni i tyre. Këto ishin arsyet që shpesh kanë qenë motivet që punonjësit e angazhuar, thënë ndryshe punëtorë të paligjshëm, nuk kanë dashur të regjistrohen, megjithëse punëdhënësit dëshirojnë t’i angazhojnë”, tha Toni Jarevski – VMRO-DPMNE.

Nga Lidhja e Odave Ekonomike, thonë se është e nevojshme të rishikohen përsëri të gjitha dispozitat e këtij ligji dhe kërkojnë një sërë ndryshimesh.

“Shtrohet pyetja pse duhet të paguhet sigurim pensional dhe invalidor gjegjësisht kontributi për sigurim pensional për personat që tashmë kanë statusin e pensionistit, sepse ata tashmë e kanë paguar kontributin e tyre. U përmendën pensionistët, por edhe personat me sigurim social apo studentët për të cilët përsëri do të paguhet i njëjti kontribut për sigurim pensional, nëse mblidhen të gjitha këto kontribute gjatë këtyre dy muajve apo më shumë, të themi gjatë një viti, vështirë se do të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në realizimin e ndonjë të drejte pensionale”, u shpreh Romeo Kostadinov Lidhja e Odave ekonomike.

Nga LSDM thonë se ky ligj është propozuar bashkërisht me partinë në pushtet VMRO-DPMNE. Shtojnë se me këtë ligj do të reduktohet largimi nga vendi, do të forcohet ekonomia dhe do të ketë përmirësim të fuqisë punëtore.

“Mendoj se kjo zgjidhje ligjore është ajo që na duhet për momentin, sepse nga njëra anë po përballemi me mungesë të fuqisë punëtore, sidomos në sektorët që janë të përfshirë në këtë ligj si bujqësia, gastronomia dhe turizmi dhe kur punëdhënësi paraqitet në ndonjë amvisëri gjegjësisht për punët brenda, kur thërrasim njerëz nga jashtë të na ndihmojnë në përmbushjen e këtyre detyrave brenda”, theksoi Jovanka Trençevska, LSDM.

Zbatimi i ligjit është gjashtë muaj, që do të thotë se sezoni veror tashmë është humbur, por pritet të bëhet gjatë sezonit dimëror.